Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
OBSH/ 1 në 2 persona kanë probleme me shëndetin oral, ja shkaktarët kryesorë
Sëmundjet orale prekin gjysmën e popullisë së Evropës. Sipas OBSH, 1 në 2 persona kanë problem me dhëmbët që neglizhohen, Ekspertët kanë nxjerr në pah se përdorimi i duhanit, konsumimi i alkoolit dhe ushqyerja jo e shëndetshme janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundjet orale. Ndërkohë të njëjtët faktorë lidhen drejtpërdrejt edhe me shumë sëmundje jo të transmetueshme, përfshirë kancerin, sëmundjet e frymëmarrjes, ato kardiovaskulare dhe diabetin. Kjo sipas ekspertëve do të thotë se politikat për përmirësimin e shëndetit oral do të ndihmonin njëkohësisht në parandalimin e disa prej sëmundjeve më të rënda kronike. Nisur nga kjo situatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive të veprojnë, duke përafruar politikat kombëtare me Strategjinë Globale për Shëndetin Oral dhe agjendat për sëmundjet jo të transmetueshme. Rekomandohet...