No Image Available

Obeziteti rrit me 70% rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes nga infeksionet

Mbi një në 10 vdekje nga sëmundjet infektive në nivel global lidhet me obezitetin, sipas një studimi të ri të madh të udhëhequr nga University College London dhe publikuar në revistën The Lancet. Studimi tregon se personat me obezitet kanë 70% më shumë rrezik për t’u shtruar në spital ose për të vdekur nga një infeksion, krahasuar me ata me peshë të shëndetshme. Obeziteti rrit rrezikun e formave të rënda të shumë infeksioneve, përfshirë gripin, COVID-19, pneumoninë, gastroenteritin dhe infeksionet urinare. Sa më i lartë indeksi i masës trupore (BMI), aq më i madh është rreziku. Personat me BMI mbi 40 kishin trefish rreziku krahasuar me ata me peshë normale. Studiuesit analizuan të dhëna nga mbi 540 mijë persona në Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandë,...