Obeziteti dhe tensioni i lartë mund të jetë një nga shkaktarët e rrezikut për demencë
Personat mbipeshë me tension të lartë janë në rrezik më të madh për të zhvilluar demencë, paralajmëron një studim i ri. Studiues danezë zbuluan se obeziteti dhe tensioni i lartë i gjakut,i njohur edhe si hipertension, rrisin rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje dobësuese. Studimi tregon se tensioni i lartë duket të jetë një faktor kryesor shtytës i këtij rreziku. Demenca është një sfidë gjithnjë e më e madhe për shëndetin publik në mbarë botën dhe aktualisht nuk ka shërim. Personat me demencë përjetojnë një rënie të rëndë të aftësive mendore, përfshirë kujtesën, të menduarit dhe arsyetimin. Format më të zakonshme të demencës janë sëmundja e Alzheimerit, demenca vaskulare dhe demenca e përzier. Sipas të dhënave, numri i personave me demencë në Mbretërinë e Bashkuar...
Burimi:
sot.com.al