Novacioni ka sjellë zhvillimin e alternativave më pak të dëmshme. Politikat e duhanit duhet t’i përgjigjen progresit.

Novacioni ka sjellë zhvillimin e alternativave më pak të dëmshme. Politikat e duhanit duhet t’i përgjigjen progresit.

Politikat aktuale të kontrollit të duhanit ë krijuara dekada më parë për të ‘luftuar’ duhanpirjen, nuk po adresojnë plotësisht çështjet e sotme të pirjes së duhanit. Zhvillimet teknologjike kanë çuar në krijimin e produkteve më pak të dëmshme pa tym (SFP – smoke-free products), të tilla si produktet e duhanit me ngrohje (HTP – heated tobacco products), cigaret elektronike dhe qeset e nikotinës, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin publik duke zëvendësuar cigaret për ata të rritur që vendosin të mos e lenë duhanin.  Megjithatë, disa qeveri dhe organizata të shëndetit publik, përfshirë OBSH-në, duke ndjekur një qëndrim ndalues, po humbasin mundësinë duke i trajtuar produktet alternative njësoj si cigaret. Në anën tjetër, shumë vende që lejojnë akses në produkte më të sigurta...