Lufta kundër tregtisë së paligjshme, një domosdoshmëri për sigurinë publike, shëndetin publik dhe një të ardhme pa tym

Lufta kundër tregtisë së paligjshme, një domosdoshmëri për sigurinë publike, shëndetin publik dhe një të ardhme pa tym

Tregtia e paligjshme ndikon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve.Kjo tregti rrezikon konsumatorët duke i ekspozuar ndaj produkteve të pakontrolluara. Ajo dëmton bizneset legjitime dhe privon qeveritë nga të ardhurat tatimore, të cilat janë shumë të nevojshme. Njëkohësisht, nxit organizatat kriminale që të zgjerojnë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.  Vitet e fundit, eliminimi i tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit është bërë edhe më urgjent, pasi pengon përparimin drejt përmirësimit të shëndetit publik dhe minon të ardhmen pa tym – një të ardhme ku cigaret nuk ekzistojnë më, sepse janë zëvendësuar me alternativa më pak të dëmshme për të rriturit që, përndryshe, do të kishin vazhduar të konsumonin duhan.  Cigaret janë forma më e dëmshme e konsumit të nikotinës dhe është në interes të shoqërisë...