Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Lodhje e vazhdueshme, shkaku mund të fshihet te stomaku
Lodhja e pashpjegueshme, rraskapitja dhe mungesa e energjisë nuk janë gjithmonë pasojë e stresit apo mbingarkesës. Sipas gastroenterologëve, këto shqetësime mund të lidhen drejtpërdrejt me probleme të sistemit tretës, i cili luan rol kyç në prodhimin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ekspertët theksojnë se ekziston një lidhje e fortë midis stomakut dhe trurit. Kur tretja nuk funksionon siç duhet, trupi mund të reagojë me lodhje të thellë, rënie të imunitetit dhe përkeqësim të gjendjes mendore. Mikrobioma, baza e energjisë dhe imunitetit Sistemi tretës shtrihet nga goja deri te anusi dhe përfshin organe si stomaku, zorrët, mëlçia dhe pankreasi. Një rol vendimtar luan mikrobioma e zorrëve – triliona mikroorganizma që ndihmojnë tretjen, përthithjen e lëndëve ushqyese dhe mbrojtjen nga sëmundjet. Kur kjo florë është e...