Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese

Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese

Të vogla në madhësi, por shumë të pasura në vlera ushqyese, lakrat e Brukselit janë një nga perimet më të shëndetshme të stinës së dimrit. Edhe pse jo gjithmonë të preferuara nga të gjithë për shijen e tyre karakteristike, këto perime janë një thesar i vërtetë vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh, që kontribuojnë ndjeshëm në shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Lakra e Brukselit është e pasur me vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar, ndihmon në përthithjen e hekurit dhe kontribuon në shëndetin e lëkurës. Po ashtu, ajo përmban sasi të larta të vitaminës K, shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe mpiksjen normale të gjakut. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave, kjo perime ndihmon tretjen, rregullon funksionimin e zorrëve dhe krijon ndjesi ngopjeje me...