Kundër demencës, djathë me yndyrë të plotë dhe krem
Shkencëtarët më në fund u kanë dhënë njerëzve dritën jeshile për të ngrënë më shumë – ata që e duan djathin me yndyrë të plotë dhe hanë disa feta në ditë mund ta ndihmojnë trurin e tyre t’i rezistojë përkeqësimit që lidhet me moshën. E njëjta gjë vlen edhe për ata që kanë dëshirë për ëmbëlsira dhe shijojnë herë pas here kremin e rrahur me një copë byrek ose një grusht luleshtrydhe, sipas nutricionistëve nga Universiteti Suedez i Lundit. Studiuesit zbuluan se njerëzit që konsumonin të paktën 50 gramë djathë të pagatuar dhe me shumë yndyrë në ditë duket se e ulnin rrezikun e zhvillimit të demencës me 13 përqind, ndërsa konsumimi i 20 gramëve ose më shumë krem në ditë shoqërohej me një rrezik...