Kujdes me alkoolin gjatë festave, mjekët apel për kujdes të shtuar: Konsumimi i tepërt, mund të rrezikojë shendetin

Kujdes me alkoolin gjatë festave, mjekët apel për kujdes të shtuar: Konsumimi i tepërt, mund të rrezikojë shendetin

Entuziazmi i festave të fundvitit shpesh shoqërohet me konsum më të shtuar të alkoolit por edhe lëndëve narkotike, kryesisht nga të rinjtë. Megjithatë nuk mungojnë rastet kur konsumi i tepërt sjell helmime të cilat mund të kenë pasoja serioze për shëndetin. “Të rinjtë janë më të ekspozuar për alkoolin, janë më të ekspozuar për drograt, për koktejle, alkool-drogë dhe koktejlet e tjerë. Të rinjtë i kanë momentet aty për aty, pa llogaritur pasojat të cilat mund të jenë afatgjata dhe të dëmshme”, thotë shefi i shërbimit të toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri. Bluzat e bardha redisin disa nga simptomat më të zakonshme të cilat shfaqen si pasojë e abuzimit me alkoolin dhe substancat narkotike. “Humbje të koshiencës, humbje të vetëdijes, nuk orientohen, humbje të reflekseve...