Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i përhapur, që përshkruan shqetësimin që shfaqet para ose gjatë përpjekjes për të fjetur. Nuk bëhet fjalë vetëm për vështirësinë për të rënë në gjumë, por për një ankth të vazhdueshëm rreth vetë procesit: a do të fle, sa mirë do të pushoj, apo nëse do të zgjohem sërish i lodhur. Kjo gjendje krijon një presion të brendshëm që e bën gjumin edhe më të vështirë. Ky fenomen është më i zakonshëm nga sa mendohet dhe lidhet ngushtë me stilin modern të jetesës. Ritmi i shpejtë, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve të telefonit dhe nevoja për të pasur gjithçka nën kontroll ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi dhe mendja përgatiten për pushim. Në vend që të...