Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi i ri mund të trajtojë dëmet nga infarkti me një dozë të vetme

Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi i ri mund të trajtojë dëmet nga infarkti me një dozë të vetme

Një zbulim i ri në fushën e kërkimeve mjekësore mund të ndryshojë mënyrën si trajtohet infarkti, duke hapur rrugën për rikuperimin e zemrës me vetëm një injeksion. Studimi është realizuar nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga profesori Ke Cheng në Columbia University, në bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore në Shtetet e Bashkuara, dhe është publikuar në revistën prestigjioze shkencore “Science” në fillim të marsit 2026. Shkencëtarët kanë zhvilluar një terapi të bazuar në “self-amplifying RNA”, një teknologji e ngjashme me atë të vaksinave moderne mRNA, e cila i jep trupit udhëzime për të prodhuar një hormon natyral që ndihmon në rigjenerimin e muskulit të zemrës pas një ataku kardiak. Ndryshe nga trajtimet tradicionale, injeksioni nuk vepron drejtpërdrejt në zemër, por në muskuj, të...