Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…
Rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë u paraqitën të mërkurën (6 maj) në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kryen vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm për secilin rast. Pas njoftimit për situatën, Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kaluan në gjendje gatishmërie, duke shtuar stafin në shërbim dhe duke siguruar stokun e nevojshëm të barnave. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se studentët iu nënshtruan edhe ekzaminimeve laboratorike për të identifikuar shkakun e helmimit të dyshuar. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, të gjithë studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. “Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth...
Burimi:
javanews.al