Helm minjsh në ushqimet HiPP për bebe? AKU qetëson qytetarët: Asnjë rast në Shqipëri

Helm minjsh në ushqimet HiPP për bebe? AKU qetëson qytetarët: Asnjë rast në Shqipëri

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se aktualisht nuk ka njoftim nga autoritetet europiane për praninë e ushqimit për fëmijë HiPP të kontaminuar në Shqipëri. Në kavanozat prej 190 gr me karrota dhe patate të HiPP të shpërndara në Austri sipas mediave nderkombetare u gjet helm për minj dhe produkti u tërhoq nga më shumë se 1 mijë supermarkete për shkak të frikës për sigurinë. Pas kësaj ngjarje ABC News pyeti pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit zyrtarët e të cilit thanë se sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin për bebet dhe ushqimin për kafshë nuk ka sinjalizuar për të njejtën seri te produktit në vendin tonë. Vetë kompania Hipp ka deklaruar se nuk mund të përjashtohet mundësia se kavanozët mund të ishin manipuluar dhe se...