Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Gripi dhe virozat ‘mbushin’ urgjencën, deri në 90 raste në ditë
Fundi i vitit dhe ditët e para të vitit 2026 janë shoqëruar me fluks të lartë pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave, deri në 90 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të prekur nga gripi sezonal dhe virozat. Nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Lezhës, mjeku infeksionist Martin Marku, thotë se ndryshimi i temperaturave ka ndikuar në rritjen e rasteve të personave të sëmurë. “Që nga fundi i dhjetorit ka një shtim të rasteve që paraqiten në urgjencë ne temperaturë, dhimbje koke, pravirozat e stinës. Ndryshimi i temperaturave ndikon gjithashtu. Spitali është i përgatitur për situata të tilla, është i furnizuar me medikamente për t’iu shërbyer pacientëve sa mirë”, shprehet Marku. Urgjenca e Spitalit Rajonal...








