Gati gjysma e ushqimeve ‘takeaway’ përmbajnë më shumë kripë sesa deklarohet

Gati gjysma e ushqimeve ‘takeaway’ përmbajnë më shumë kripë sesa deklarohet

Një studim i ri ka zbuluar se pothuajse 50 për qind e ushqimeve “takeaway” përmbajnë më shumë kripë sesa thuhet në menu, ndërsa disa prej tyre e tejkalojnë edhe dozën ditore të rekomanduar. Kripa është thelbësore për funksionimin e organizmit, pasi ndihmon në balancimin e lëngjeve dhe në funksionimin normal të muskujve dhe nervave. Sipas NHS-së, të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 gramë kripë në ditë. Megjithatë, një ekip studiuesish nga Universiteti i Reading analizoi 39 vakte “takeaway” nga 23 lokale të ndryshme dhe zbuloi se disa pjata përmbanin deri në 10 gramë kripë – gati dyfishi i sasisë së rekomanduar ditore në Mbretërinë e Bashkuar. Ushqimi u ble nga një përzierje restorantesh lokale dhe zinxhirësh kombëtarë, përfshirë KFC, Wagamama, McDonald’s,...