Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Fruthi, sëmundje ngjitëse dhe jep pasoja goxha të rënda”/ Rastet në Shqipëri, epidemiologia: Mosvaksinimi jep rrezik
Rastet e konfirmuar me fruth në vendin tonë, në total 18 gjatë vitit 2025, janë sporadike dhe jo situatë për t’u shqetësuar, – thotë shefja e programit të vaksinimit në ISHP, Rovena Daja. “Në kalendarin tonë të vaksinimit, fruthi aplikohet me dy doza. Doza e parë në moshën 1 vjeç dhe doza e dytë në moshën 5 vjeç. Për shkak të uljes së mbulesës vaksinale me dy doza, nga 95% sipas OBSH, ne e kemi në vitet e fundit 92%. Dhe ulja e kësaj mbulese vaksinale ka çuar në raste sporadike me fruth. Në momentin që nuk i vaksinoni fëmijët në kohë, rriskoni të infektohen me fruth”, shpehet Rovena Daja, epidemiologe në ISHP. Mjekja epidemiologe sqaron rastin e fundit të 3-vjeçarit të konfirmuar me fruth,...