Cili ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi?

Cili ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi?

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Bioresource Technology ka zbuluar se kimçi, ushqimi tradicional korean i fermentuar kryesisht nga lakra, mund të ndihmojë në largimin e grimcave shumë të vogla plastike, të njohura si nanoplastikë, nga trupi. Kimçi është i pasur me baktere të dobishme për zorrët, të njohura për përfitimet që japin në tretje dhe forcimin e sistemit imunitar për shkak të probiotikëve. Nanoplastika, formë e mikroplastikës, krijohet nga shpërbërja e produkteve të konsumit dhe mund të depërtojë në qeliza, inde dhe madje të kalojë barrierën gjak-tru. Sipas Agjencisë Amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA), këto grimca hyjnë në ushqim kryesisht për shkak të ndotjes mjedisore. Si vepron kimçi? Studimi tregon se bakteret e acidit laktik në kimçi, veçanërisht lloji Leuconostoc...