“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha sot në një konferencë për mediat se po kërkohen zgjidhje definitive për mungesën e baranve të Onkologjiku. Ajo theksoi se Brenda këtij viti do të vijë brakiterapia si dhe PET CT Scan-i. “Duhen zgjidhur në mënyrë definitive mungesat që janë herë pas here, nuk do mjaftojmë vetëm me zgjidhet akute. Abirateroni tashmë ka ardhur, me formulim të ndryshëm, por me të njëjtën cilësi. Ne kemi punuar për protokolle shumë të mira, që linjat e trajtimit të jenë të standardizuara, në bazë të standardeve europiane, që të ketë furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Për të bërë më mirë planifikimin e barnave, jo vetëm Onkologjike, përtej Onkologjikut. Ajo që unë dua t’ju siguroj është që kjo është...