Antibiotikët lënë gjurmë për vite në organizëm
Përdorimi i antibiotikëve mbetet një nga armët më të rëndësishme në luftën kundër infeksioneve bakteriale, por ndikimi i tyre në organizëm mund të jetë më i gjatë sesa mendohej më parë. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Upsalas në Suedi, këto barna nuk prekin vetëm bakteret e dëmshme, por ndikojnë edhe në ekuilibrin natyral të mikroorganizmave në zorrë. Mikrobioma intestinale, e cila luan rol kyç në tretje dhe në sistemin imunitar, mund të pësojë ndryshime që zgjasin për vite të tëra pas përdorimit të antibiotikëve. Studiuesit zbuluan se në disa raste, efektet mund të vazhdojnë nga 4 deri në 8 vite, edhe pas një kure të vetme. Hulumtimi, i publikuar në një revistë prestigjioze shkencore, analizoi të dhënat e rreth 15 mijë personave,...
Burimi:
syri.net