A është normale që një fëmijë të ketë miq imagjinarë?
Prindërit shpesh shqetësohen kur fëmijët e tyre fillojnë të flasin me “miq” që nuk ekzistojnë në realitet. Por sipas specialistëve të zhvillimit të fëmijëve, kjo është një fazë krejtësisht normale dhe madje e shëndetshme. Miqtë imagjinarë shfaqen zakonisht tek fëmijët nga mosha 2 deri në 7 vjeç. Ata janë pjesë e imagjinatës së pasur që fëmijët zhvillojnë në këtë periudhë dhe shpesh përdoren si një mënyrë për të shprehur emocione, frikëra apo dëshira që nuk dinë t’i artikulojnë ndryshe. Psikologët theksojnë se kjo sjellje nuk është shenjë e ndonjë problemi, përkundrazi, lidhet me kreativitetin dhe zhvillimin social. Fëmijët që kanë miq imagjinarë shpesh janë më të aftë të krijojnë histori, të zgjidhin situata dhe të kuptojnë emocionet e të tjerëve. Në disa raste, miqtë imagjinarë...
Burimi:
syri.net