Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
4 mënyra për të forcuar kujtesën dhe rritur përqendrimin
Gjithnjë e më shpesh neuroshkenca bashkëkohore po konifrmon se aftësia për t’u përqendruar nuk është një tipar fiks dhe i përhershëm. Në fakt, ajo funksionon dhe formësohet nga sjelljet tona të përditshme. E ftuar në një Podcast, mjekja neurologe Dr. Entela Basha shprehet se aktiviteti fizik luan një rol kyç në përmirësimin e vëmendjes dhe përqendrimit, ndërsa shton se nuk ka rëndësi nëse është fjala për aktivitet fizik të zhvilluar në ambiente të mbyllura apo në natyrë, pasi vetë aktiviteti fizik rrit nivelet e neuromediatorëve kyç si adrenalina dhe serotonina. Të dy këta neuromediatorë lidhen ngushtësisht me rregullimin e humorit, ekuilibrin emocional dhe aftësinë për t’u përqendruar. Por, përtej aktivitetit fizik, Dr. Basha shpjegon se leximi aktiv është një tjetër mënyrë e fuqishme për të...