13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

Ndotja, stili i jetesës, por dhe alkooli e duhani, sipas mjekes nefrologe Marsida Duli, kanë shtuar ndjeshëm personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave në vendin tonë. “Rreth 850 milionë qytetarë në mbarë botën vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, dhe rreth 13% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave. Ndikim kanë sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese, stili i jetesës, ndotja ambientale, rritja e obezitetit, mungesa e aktivitetit fizik, por dhe përdorimi i alkoolit e duhanit”, shprehet Marsida Duli, mjeke nefrologe. Specialistët shprehen se shqetësues është edhe shfaqja e problemeve në veshka edhe tek grupmoshat e reja. “Nëse vite më parë konsiderohej si risk për sëmundje kronike veshkash dekada e pestë apo e gjashtë, tashmë po ndeshen edhe tek dekada e tretë apo e...