Pse të gjithë po e fshijnë papritur ChatGPT-në?
Në javët e fundit është folur gjithnjë e më shumë për një lëvizje bojkoti ndaj ChatGPT, platformës së inteligjencës artificiale që përdoret çdo ditë nga miliona njerëz në të gjithë botën. Debati është përhapur shpejt në rrjetet sociale dhe në media ndërkombëtare, ku përdorues, artistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme po diskutojnë ndikimin që këto teknologji mund të kenë në punë, në krijimtari dhe në mënyrën se si funksionon shoqëria sot. Sipas raportimeve të mediave të huaja, kritikat nuk lidhen vetëm me vetë aplikacionin, por me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale në përgjithësi dhe me frikën se ajo mund të përdoret pa rregulla të qarta. Disa krijues përmbajtjeje dhe artistë kanë shprehur shqetësimin se sistemet e inteligjencës artificiale mund të përdorin materiale të...
Burimi:
vizionplus.tv