Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
“Mos e teproni me vitaminën C”! Ja veprimet që duhen shmangur në sezonin e gripit
Stina e dimrit është koha kur gripi gjen më shumë “terren” te njerëzit. Por, shpeshherë, ne e nënvlerësojmë gripin dhe madje, në shumicën e rasteve, bëjmë edhe disa gabime. Në një përqindje të vogël të popullsisë, simptoma të tilla si vështirësia në përqendrim, lodhja e tepërt dhe dhimbja e muskujve mund të vazhdojnë për javë të tëra. Pak njerëz e dinë gjithashtu se pas gripit, rreziku i atakut në zemër dhe goditjes në tru rritet. Prandaj, ia vlen të merret seriozisht në konsideratë vaksina kundër gripit çdo vit (rreth nëntorit-dhjetorit), e cila edhe nëse nuk mbron plotësisht nga sëmundja, zvogëlon ashpërsinë e simptomave dhe rrezikun e ndërlikimeve. Ne e mbivlerësojmë forcën tonë pasi shfaqen simptomat e para. Nuk kemi nevojë të kemi simptoma më të...