Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar promovon identitetin gastronomik të Shqipërisë
Marina Orikum, marina e parë dhe e vetmja aktive në Shqipëri, po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një destinacion elitar i turizmit detar dhe një pikë referimi për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik të rajonit të Vlorës. Përtej funksionit të saj si infrastrukturë moderne për lundrimin dhe mikpritjen e jahteve, Marina Orikum po shndërrohet në një qendër aktivitetesh që promovojnë vlerat lokale dhe pasuritë e zonës. Në këtë frymë u organizua Panairi i Gastronomisë Detare, një event që solli në zemër të marinës shijet autentike të bregdetit shqiptar. I konceptuar në formën e një darke mes miqsh, nën moton “zbulo, degusto, shijo”, aktiviteti mblodhi vizitorë vendas dhe të huaj në një atmosferë festive, ku show-gatimi, degustimet, marketi i peshkut, produktet...
Burimi:
vizionplus.tv