Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e kuptuar
Në netët e nxehta të verës, kondicioneri mund të jetë një ndihmë e rëndësishme për të fjetur më rehat. Por përdorimi i gabuar i tij mund të sjellë të kundërtën: ndjesi të ftohti, thatësi dhe acarim në hundë e fyt, duke ndikuar në cilësinë e gjumit. Qëllimi nuk është që dhoma të bëhet shumë e ftohtë, por të krijohet një ambient i freskët dhe i rehatshëm. Temperaturat tepër të ulëta, ajri i ftohtë i drejtuar vazhdimisht nga trupi dhe mungesa e mirëmbajtjes së pajisjes janë disa nga gabimet që duhen shmangur. Mos e ulni temperaturën në ekstrem Kur jashtë temperaturat janë shumë të larta, nuk është e nevojshme që kondicioneri të vendoset në 18 apo 20°C. Një diferencë shumë e madhe mes temperaturës së jashtme...
Burimi:
vizionplus.tv