Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë për djalin me autizëm, 83 dyer hapen për dëshirën e tij të veçantë në ditën e lindjes

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë për djalin me autizëm, 83 dyer hapen për dëshirën e tij të veçantë në ditën e lindjes

Një histori e veçantë komuniteti në Alabama ka emocionuar shumë njerëz pasi 83 familje u bashkuan për t’i realizuar dëshirën e ditëlindjes një 11-vjeçari me autizëm, i cili dëshironte të përjetonte sërish emocionin e “trick-or-treat”, traditës së Halloween-it ku fëmijët trokasin në dyer për të marrë ëmbëlsira. Nëna e djalit, Leah Farrow, mendoi se vetëm disa fqinjë do të pranonin kërkesën e saj në grupin e lagjes në Facebook. Por reagimi ishte shumë më i madh nga sa priste. “Nuk e prisja aspak. Mendova se do të ishin disa persona, por numri i madh i njerëzve që donin ta bënin të lumtur djalin tim ishte mahnitës”, u shpreh ajo. Soren, i veshur me një kostum bananeje dhe me kovën e tij për ëmbëlsira në dorë,...