Liderët evropianë dhe botërorë ngushëllime dhe solidaritet me Poloninë pas sulmit në Krakov
Ngjarja tragjike në Krakov të Polonisë, ku gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, ka nxitur reagime të shumta nga liderë evropianë dhe botërorë. Përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Spanjës, Ukrainës, vendeve baltike, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat dhe familjet e tyre, duke dënuar dhunën dhe duke theksuar mbështetjen për popullin polak, transmeton Telegrafi. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se lajmi për ngjarjen në Krakov e kishte tronditur thellë, duke theksuar se Gjermania qëndron pranë Polonisë në këtë moment të vështirë. ‘Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Gjermania, si mike dhe partnere e Polonisë, qëndron pranë saj në këtë kohë...
Burimi:
syri.net