Libra për netët e ftohta: Horror, mister, fantazi dhe romancë në shtatë rekomandime

Libra për netët e ftohta: Horror, mister, fantazi dhe romancë në shtatë rekomandime

Ditët e ftohta të vjeshtës janë një mundësi e mirë për t’u mbështjellë me batanije, për të përgatitur një pije të ngrohtë dhe për t’u zhytur në një libër që të mban pezull. Për lexuesit që pëlqejnë historitë e frikshme, të pazakonta, misterioze dhe plot suspans, kjo stinë ofron një arsye të mirë për t’iu rikthyer disa veprave të njohura, por edhe për të zbuluar tituj të rinj. Nga horror-i klasik te rrëfimet historike, fantazia epike, trillimi shkencor dhe romanca me vampirë, këto shtatë libra u përshtaten shijeve të ndryshme të lexuesve. “Carrie” – Stephen King Për adhuruesit e horror-it klasik, romani “Carrie” i Stephen King mbetet një prej veprave që nuk duhet anashkaluar. Historia ndjek një vajzë adoleshente, të izoluar dhe të përndjekur vazhdimisht...