Lëvizje në Policinë e Tiranës, emërohet drejtuesi i ri
Oliger Torba është emëruar në krye të Policisë së Tiranës. Torba i cili në prill të këtij viti u emërua zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, ka mbajtur më herët të njëjtin pozicion në Policinë e Fierit. Emërimi i tij si drejtues i Policisë së kryeqytetit vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Lëvizjet në radhët e uniformave blu nuk janë kufizuar vetëm në Tiranë, por janë shtrirë edhe në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan, ku janë bërë ndryshime në nivelet drejtuese të policisë.
Burimi:
kohajone.com