Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

Lëvizje të reja janë ndërmarrë në radhët e Policisë së Shtetit, ku është ndryshuar drejtuesi i Departamenti të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndërsa rokadat mësohet se po shtrihen edhe në qarqe të tjera të vendit. Sipas informacioneve, drejtuesi i deritanishëm i kufirit, Gëzim Zhupaj, është transferuar në detyrën e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Zhupaj e ka ushtruar pozicionin e drejtorit të kufirit në Korçë për rreth dy vite. Në vend të tij është emëruar Luigj Vathi, i cili më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat.