Lev Tolstoi, gjiganti i letërsisë ruse që i dha botës “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”

Lev Tolstoi, gjiganti i letërsisë ruse që i dha botës “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”

Më 9 shtator 1828 lindi Lev Nikolajeviç Tolstoi, një nga figurat më të mëdha të letërsisë botërore dhe një prej shkrimtarëve që ndryshuan përgjithmonë mënyrën se si letërsia trajton njeriun, shoqërinë, dashurinë, moralin dhe luftën. Shkrimtari rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof, u bë i njohur në mbarë botën sidomos për dy kryeveprat e tij, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”. Tolstoi lindi në një familje aristokrate ruse. Ai humbi nënën kur ishte vetëm dy vjeç, ndërsa babai i vdiq para se të mbushte nëntë vjeç. Fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e kaloi në pronën familjare në Jasnaja Poliana, ku më vonë do të ndërtonte jo vetëm jetën e tij familjare e letrare, por edhe një pjesë të rëndësishme të filozofisë së tij mbi...