Letta: Shqipëria integrim në tregun e BE/ Ish-kryeministri i Italisë mendon se procesi duhet të kryhet para anëtarësimit
Vendet kandidate të përfitojnë nga integrimi ekonomik edhe përpara anëtarësimit formal në Bashkimin Evropian. Kjo është perspektiva që sjell në vëmendje ish-kryeministri italian dhe presidenti i Institutit Jacques Delors, Enrico Letta, duke e vendosur tregun e përbashkët në qendër të procesit të zgjerimit të BE-së. Për Shqipërinë, kjo qasje përfaqëson një mundësi për të afruar më tej ekonominë me tregun evropian, për të zgjeruar shkëmbimet tregtare, për të tërhequr investime dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e bizneseve. “Brukseli po fillon të kuptojë se zgjerimi dhe tregu i vetëm mund të bashkohen, se tregu i vetëm mund të bëhet, edhe para anëtarësimit formal, pjesë e jetës së përditshme të njerëzve në vendet kandidate. Zgjidhja është të ndërtojmë tregje funksionale midis vendeve candidate, të krijojmë mentalitetin e...
Burimi:
ntv.al