Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922
Që me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, në strukturat e ministrisë së Jashtme u angazhuan një sërë personalitetesh, që krahasuar me kolegët e tyre të vendeve ballkanike dhe evropiane, kishin vetëm një të “metë”: ata ishin diplomatë të mëdhenj të një vendi të vogël. Një nga këto personalitete ishte dhe Mehmed bej Konica. Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit të njohur Faik Konica. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori fillimisht në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”, për ta vijuar në Liceun perandorak të “Gallatasarajit” në Stamboll. Ky gjimnaz me profil dhe program perëndimor ishte hapur nga shteti osman për edukimin e një elite me...
Burimi:
kultplus.com