Letra e Mid’hat Frashërit për Konferencën e Paqes në Paris- ja çka shkroi në të
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar së fundmi letrën që Mid’hat Frashëri e dërgoi më 3 mars 1921, në punimet e Konferencës së Paqes në Paris. Frashëri, në cilësinë e presidentit të delegacionit shqiptar shprehte gatishmërinë e qeverisë për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej pranimit në Lidhjen e Kombeve. Ai shprehte keqardhjen për situatën kritike të shqiptarëve në territoret e Greqisë dhe të Serbisë, ku nuk respektoheshin të drejtat e këtij minoriteti. “Në përputhje me popullsinë në territorin e aneksuar, shqiptarët duhet të kenë 4 përfaqësues në parlamentin grek. Megjithatë, këta deputetë nuk janë caktuar ende, gjë që bie në kundërshtim me ligjet kushtetuese. Minoriteti i shqiptarëve në Greqi është gjithashtu i privuar nga çfarëdo përfaqësimi”, shpjegonte Frashëri. Më tej në letër, patrioti...
Burimi:
kultplus.com