Letra e kongresmenëve/ ‘Kanë rënë kambanat e alarmit’, Nesho: DASH duhet të veprojë ndaj regjimit të Ramës

Letra e kongresmenëve/ ‘Kanë rënë kambanat e alarmit’, Nesho: DASH duhet të veprojë ndaj regjimit të Ramës

Për ambasadorin dhe diplomatin Agim Nesho, letra e dy kongresmenëve ameriaknë është tejet e rendësishme, për faktin se ajo vjen nga dy kryetarë komisionesh, po ashtu të rëndësishëm të Kongresit amerikan. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Nesho thotë se letra e kongresmenëve nuk ka të bëjë me raste specifike, por për faktin se në Shqipëri është instaluar një sistem autokrat. Ambasadori e vë theksin te kambanat e alermit që dy kongresmenët kanë ngritur ndaj DASH për të vepruar në Shqipëri ndaj regjimit të Ramës, i përkrahur edhe nga projekte të ndryshme balkanike të mëparshme. Sipas tij, deri më 5 nëntor Kongresi ka lënë afat për një raport të detajuar se çfarë ndodh në Shqipëri, ndaj për këtë arsye DASH dhe ambasada amerikane në...