Lëngu i kockave, sekreti për shëndetin dhe bukurinë? Çfarë thonë studimet dhe si përgatitet
Thuhet se lëngu i kockave është një burim energjie, që forcon sistemin imunitar dhe ju siguron një sërë mineralesh. Atij i janë atribuar gjithashtu edhe veti përmirësuese të bukurisë por sa e vërtetë është kjo? Për përgatitjen e lëngut, kockat zihen për orë të tëra, derisa të përftohet një lëng i pasur. Gjatë këtij procesi, sipas disa pretendimeve, lëndët ushqyese që gjenden në kocka, si kolagjeni dhe mineralet, çlirohen dhe kalojnë në lëng. Ky pretendim tingëllon premtues, pasi dëgjojmë shumë për rolin e kolagjenit në industrinë e bukurisë. Por, a është vërtet kështu? Gjatë procesit të gatimit, kolagjeni shpërbëhet në xhelatinë dhe aminoacide, shpjegon Qendra Federale Gjermane për Ushqyerjen (BZfE). Nëse organizmi mund ta rindërtojë më pas kolagjenin, kjo varet nga shumë faktorë. Megjithatë, është...
Burimi:
syri.net