Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)

Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)

Agjencia Shtetërore të Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Lushnjes të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të vendosin në dispozicion kontaktet e tyre, me qëllim vijimin e procedurave administrative. Pas verifikimeve të kryera në terren në njësitë administrative Bubullimë dhe Kolonjë, ku gjatë evidentimit të disa objekteve informale është konstatuar mosprania e poseduesve në banesa. Gjithashtu, në disa raste janë evidentuar praktika legalizimi me dokumentacion të paplotë, i cili duhet të plotësohet nga vetë aplikuesit. ASHK Lushnje u kërkon subjekteve aplikues për legalizim, të përfshirë në listat emërore bashkëlidhur njoftimit, të depozitojnë kontaktet telefonike pranë Drejtorisë Vendore. Kjo do t’u mundësojë punonjësve të institucionit të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët, t’i orientojnë mbi dokumentet që...