Legalizimet mbyllen në 2028! Përgjigja për procesin, brenda 30 ditëve! Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave, ndryshime rrënjësore në procedura
Ndryshojnë rrënjësisht procedurat dhe ligjet për pronësinë dhe legalizimet. Qeveria ka propozuar një paketë të re ligjore për sistemin e pronave në Shqipëri duke synuar të ulë burokracitë të reduktojnë vonesat dhe të rris kontrollin mbi dokumentet e pronësisë. Një prej ndryshimeve më të rëndësishme ligjore që është nxjerrë për konsultim publik, lidhet direkt me procesin e legalizimeve. Për të zgjidhur sa më shpejt këtë problematikë duke e përmbyllur procesin e regjistrimit të objekteve pa leje në draft parashikohet që të përshpejtohen procedurat dhe vendimi të merret brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shtesë. Të gjitha këto ndryshime janë bërë me synimin që procesi i legalizimeve në Shqipëri të mbyllet plotësisht deri në vitin 2028. Ndërkohë që në draft përcaktohet edhe një procedurë...
Burimi:
javanews.al