Leclerc: Gara e Baku do të jetë e vështirë për Ferrari, me Hamilton asnjë mosmarrëveshje
Duke folur para garës së radhës në Formula 1, atë që zhvillohet këtë fundjavë në Azerbajxhan, piloti i Ferrari, Charles Leclerc, lëshon një sfidë drejt rivalëve. Piloti nga Monako e bën këtë duke u krenuar me një seri prej katër “pole position” radhazi (2022–2024) në pistën qytetase të Baku edhe pse asnjëri prej tyre nuk është përkthyer në fitore. “Nuk e di nëse mund të fitojmë këtu… Provat kualifikuese janë aspekti më i vështirë për ne këtë vit. Le të themi se, nëse e nisim garën nga pozicionet e para, do të kemi shanse të mira. Megjithatë, fillimisht duhet të punojmë për konfigurimin e duhur të makinës, pasi SF-26 paraqet shumë variabla”, tha Leclerc. Më tej, ai shtoi: “Më pëlqen kjo pistë; më ka sjellë...
Burimi:
telesport.al