LDK vulos marrëveshjen/ Sejdiu drejt Presidencës së Kosovës?

LDK vulos marrëveshjen/ Sejdiu drejt Presidencës së Kosovës?

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj, ku ka shqyrtuar marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe propozimin për kandidaturën e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës. Pas diskutimeve, Kryesia e LDK-së ka miratuar në mënyrë unanime marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues dhe ka mbështetur nominimin e Sejdiut për postin e Presidentit, duke e cilësuar këtë vendim si qëndrim zyrtar dhe institucional të partisë. Deklarata e plotë e LDK-së: Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbështetje të autorizimeve të dhëna nga Kuvendi i LDK-së dhe në ushtrim të përgjegjësive të saj statutare, shqyrtoi marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. Pas shqyrtimit,...