LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar unanimisht marrëveshjen politike të arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për tejkalimin e krizës institucionale, duke i dhënë njëkohësisht mbështetje zyrtare kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Kosovës. Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së partisë, e cila, sipas LDK-së, miratoi marrëveshjen e negociuar nga ekipi i saj dhe nominimin e Sejdiut për kreun e shtetit. Në deklaratë, LDK thekson se ky vendim synon garantimin e stabilitetit institucional, funksionimin normal të rendit kushtetues dhe shmangien e një krize të re politike. Partia e vlerëson Bekim Sejdiun si një figurë me përvojë në fushën kushtetuese dhe diplomatike, duke theksuar se ai mund të ushtrojë detyrën e presidentit në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe dinjitoze. Sipas LDK-së, kandidatura...
Burimi:
vizionplus.tv