Lazio fiton dhe i bashkohet Interit në krye, Gattuso “shpërthen” ndaj të tijve: Njësoj si ndaj Milanit

Lazio fiton dhe i bashkohet Interit në krye, Gattuso “shpërthen” ndaj të tijve: Njësoj si ndaj Milanit

Pavarësisht fitores 3-1 të Lazio-s ndaj Monza-s, në javën e gjashtë në Serie A, trajneri i bardhekaltërve, Gennaro Gattuso, është i pakënaqur me të tijtë, me paraqitjen e bërë në pjesën e dytë. “Bravo djemve për paraqitjen në pjesën e parë, por pjesa e dytë ishte e njëjtë me atë kundër Milanit. Duhet të bëjmë gjërat që dimë të bëjmë, jo të përpiqemi thjesht të administrojmë lojën. Nuk ishim të shpejtë te topat e dytë; ishim inekzistentë në 25 minutat e para të pjesës së dytë. Qasja taktike ishte e gabuar. Është çështje mentaliteti dhe qëndrimi. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, sepse përndryshe detyrohesh të vraposh më shumë nëse nuk arrin i pari te topi. Fillon të kesh vështirësi nëse nis të bësh pasime...