Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa armëpushim

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa armëpushim

Moska është e gatshme të rifillojë negociatat me Kievin, por nuk pranon shpalljen e një armëpushimi paralelisht me bisedimet. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Në kuadër të samitit të BRICS në Nju Delhi, Lavrov deklaroi se Rusia po tregon vullnet të mirë dhe mbetet e gatshme për negociata me Ukrainën.Lexo edhe :Related Posts “Ne mbetemi të gatshëm për negociata, por operacioni ushtarak nuk do të pezullohet gjatë zhvillimit të tyre”, tha Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse përsëriti gjithashtu ftesën që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të udhëtojë në Rusi për një takim. “Nëse dëshiron të vijë, le të vijë”, tha Lavrov, duke e cilësuar këtë si një tjetër “gjest të madh vullneti të mirë”...