Lautaro: Po gjejmë formën më të mirë, por gjithmonë duhet ta ngremë nivelin tonë

Lautaro: Po gjejmë formën më të mirë, por gjithmonë duhet ta ngremë nivelin tonë

7 Shtator 2026 10:30 Telesport Lautaro Martinez, kapiteni i Inter, ishte protagonist me golin e tij në minutat shtesë në fitoren 3-2 që kampionët e Serie A arritën ndaj rivalëve të Napoli në “San Siro”. Një fitore që karikon edhe më shumë skuadrën zikaltër, që këtë mesjavë debuton në Champions League. “Gjëja e rëndësishme është që po gjejmë formën tonë me minutat”, tha argjentinasi. “Të kthehesh nga Kupa e Botës dhe të mos kesh shumë përgatitje nuk është kurrë e lehtë. Ndaj Napoli ishte një ndeshje që po e humbnim, arritëm të ktheheshim dhe kjo është ajo që na mungonte vitin e kaluar”, shtoi Lautaro. Më tej, ai tha: “Çdo vit përpiqemi të ngremë standardin. Kushdo që luan duhet të japë gjithmonë gjithçka. Jemi të...