Lautaro: Largimi i Messit nga kombëtarja, lajm i trishtë. Do të jetë emocionuese ta përshëndesim

Lautaro: Largimi i Messit nga kombëtarja, lajm i trishtë. Do të jetë emocionuese ta përshëndesim

22 Shtator 2026 12:54 Alfred Lleshi Lautaro Martinez mbërriti në aeroportin e Buenos Airesit, nga ku u nis drejt grumbullimit të Argjentinës, që së shpejti do të përballet me Bolivinë, Burkina Fason dhe Beninin. Ndeshja e fundit do të jetë edhe e fundit për Lionel Messin me kombëtaren, ndërsa “Monumental” do t’i japë lamtumirën që meriton. Duke folur për mediat, Lautaro tha: “E prisnim, duke parë atë që thuhej dhe atë që kishte thënë ai vetë. Në fund të fundit është një lajm i trishtë”. Lautaro vijoi duke vlerësuar Messin, të cilin e konsideron, së bashku me Cristiano Ronaldon, lojtarin më të madh në botë të 20 viteve të fundit: “Gjithmonë e kemi vlerësuar gjithçka që na ka dhënë dhe trashëgiminë që na ka lënë. Dua...