Larri Thomas, aktorja dhe valltarja që la gjurmë në muzikalet e Hollywood-it
Aktorja dhe valltarja amerikane Larri Thomas, e njohur për paraqitjet e saj në disa prej produksioneve të njohura të Hollywood-it, ndërtoi një karrierë që përfshiu filmin, televizionin dhe vallëzimin, duke qenë pjesë edhe e filmave klasikë si “Mary Poppins” dhe “The Sound of Music”. E lindur më 23 janar 1932, Thomas e nisi rrugëtimin e saj artistik përmes reklamave televizive, përpara se të nënshkruante një kontratë me rrjetin NBC. Gjatë viteve të para të karrierës, ajo u shfaq në produksione televizive si “Peter Gunn” dhe “The Lucy-Desi Comedy Hour”, duke u bërë pjesë e industrisë së argëtimit amerikan të mesit të shekullit XX. Një nga përvojat e saj të rëndësishme ishte përzgjedhja si njëra prej gjashtë valltareve të njohura si Goldwyn Girls, të përzgjedhura nga...
Burimi:
kultplus.com