Largohet Xhaferri, Forumi Rinor i PD hyn në zgjedhje
Besart Xhaferri është larguar nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Xhaferri shprehet se, tani ka nisur procesi për ripërtëritjen e të gjitha strukturave të forumit, nga baza deri tek kryetari. Grupi i punës për të ripërtëritje drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Fatjon Bathorja. Reagimi i Besart Xhaferrit: Një kapitull mbyllet, por rrugëtimi dhe beteja jonë vazhdojnë! Sot, Forumi Rinor i Partisë Demokratike nis një etapë të re të organizimit dhe ripërtëritjes së tij! Grupi i punës i ngritur nga FRPD, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Fatjon Bathorja, merr përsipër organizimin dhe drejtimin e procesit të ripërtëritjes së të gjitha strukturave të Forumit Rinor në mbarë Shqipërinë, nga degët lokale te zgjedhja e...
Burimi:
syri.net