Laporta i tërbuar: Kjo pauzë kaq e gjatë për ndeshjet e kombëtareve nuk ka asnjë kuptim
“Kjo pauzë kaq e gjatë për ndeshjet ndërkombëtare nuk ka asnjë kuptim. Edhe trajneri Hansi Flick më tha të njëjtën gjë pak ditë më parë. Katër ndeshje në tre javë përbëjnë një ndërprerje që na dëmton drejtpërdrejt dhe na e prish plotësisht ritmin.” Me këto fjalë të ashpra, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndezi një debat lidhur me kalendarin e hartuar nga organet drejtuese të futbollit ndërkombëtar, një kalendar që konsiderohet tepër i ngjeshur dhe i rrezikshëm për shëndetin e sportistëve. Drejtuesi i klubit “blaugrana” shkoi edhe më tej, duke kritikuar shtimin e vazhdueshëm të kompeticioneve: “Përveç Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, tani kemi edhe Ligën e Kombeve; thjesht ka shumë turne dhe ndeshje”. “Kalendari është i mbingarkuar dhe çmimin më të lartë e paguajnë lojtarët,...
Burimi:
telesport.al