Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç
Një shpatë mbi arkivol dhe kapela që e bëri të njohur si “Kasapin e Ballkanit”. Serbia i dha lamtumirën e fundit kriminelit famëkeq të luftës së Bosnjës, Ratko Mladiç, që vdiq në burgun e Hagës, ku vuante dënimin e përjetshëm për krime lufte, kundër njerëzimit dhe për akte gjenocidi. Megjithatë, për qindra mijëra serbë ai konsiderohet një hero dhe fakti që u nderua me një funeral shtetëror, i kryesuar nga Patriarku Profirije, tregon shumë për një shtet që ende ka mbetur pas në historinë më të errët të Ballkanit. “Është shumë e rëndësishme për mua që të bëj homazhe për gjeneralin tonë, të cilin nuk e ndihmuam dot si njerëz të zakonshëm, për fat të keq. Nëse do të kishim mundësi, nuk do ta dorëzonim...
Burimi:
javanews.al